04 Maj 2024

Dorëheqja e Merovcit mbetet mister

Prishtinë, 15 mars - Dorëheqja “enigmatike” e zëvendësdrejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Latif Merovci, ka ngjallur shqetësimin e deputeteve të Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë kërkuar transparencë për largimin ”vullnetar” të tij.

Për këtë ikje të “mistershme” të njeriut të dytë të AKI-së është kërkuar të enjten gjatë seancës plenare të Legjislativit që të dihen arsyet.

I pari që ngriti shqetësimin për largimin e Merovcit ishte deputeti nga partia më e madhe opozitare, Imri Ahmeti, i cili tha se “LDK kërkon që kjo çështje të bëhet transparente dhe të dihen arsyet e kësaj dorëheqjeje”.

Sipas tij, nuk ka dorëheqje vullnetare, derisa ka theksuar se informatori Merovci përgjatë katër vjetëve ka qenë në pozitën e njeriut të dytë të AKI-së dhe në këtë drejtim disponon të dhëna të rëndësishme.

“Nëse është për çështje shëndetësore, ligjore apo çështja e avancimeve të tjera, atëherë është mirë të bëhen publike, sepse në aprovimin e dorëheqjes së tij nuk janë dhënë shpjegime”, ka thënë deputeti Ahmeti.

Ai kërkoi nga kryeparlamentari, Jakup Krasniqi që të tregojë arsyen se pse ka zvarritur kërkesën për verifikimin e anëtarëve që e mbikëqyrin AKI-në.

“Po bëhen dy vjet që është kërkuar verifikimi për 10 deputetët e këtij komisioni, por pse po bunkerizohet kjo mundësi, ne po kërkojë publikisht që kryetari i Kuvendit të deklarohet se pse e mban peng këtë kërkesë, pasi që drejtoi i AKI-së ka deklaruar se kjo kërkesë nuk i ka shkuar nga kryetari i Kuvendit”, ka thënë deputeti opozitar, Imri Ahmeti.

Mirëpo, ky i fundit menjëherë ka marrë përgjigje nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili tha se nuk e sheh të arsyeshme verifikimin e deputetëve që janë anëtarë të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, pasi që kjo nuk është në kompetencën e tij, duke ditur se deputetët janë votuar nga qytetarët e Kosovës.

Ai ka thënë se është në dorën e subjekteve politike që t’i dinë kandidatët që pretendojnë t’i fusin në Kuvend.

Kryekuvendari ka sqaruar se një veri?kim i tillë i është dukur i paarsyeshëm dhe nënçmues nga një institucion i pakonsoliduar, derisa ka theksuar se nëse anëtarët e komisionit kanë dyshim në vetvete, ata të mos pranojnë të jenë anëtarë të këtij komisioni.

“Për mua si kryetar i Kuvendit, si njeri që merrem me politikë dhe kam një obligim qytetar, por si kryetar i Kuvendit më është dukur tepër nënçmuese që nga një institucion i pakonsoliduar dhe konsideroj i pakompetencë të mjaftueshme, për t’u marrë me veri?kimin e deputetëve, në mënyrë të veçantë për deputetët e Komisionit për mbikëqyrjen Agjencisë së Inteligjencës”, ka thënë kreu i Kuvendit.

Nga ana e tij, kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Florin Krasniqi kërkoi që të mos politizohet kjo çështje.

”E kemi politizuar gjithçka, familjen dhe shoqërinë. Prandaj, të bëjmë një Agjenci kombëtare të Kosovës. Nëse ka dikush diçka speci?ke, unë jam këtu për të gjithë ju dhe së bashku mund të shkojmë në Agjenci dhe t’i sqarojmë të gjitha gjërat, por mos e politizoni këtë Agjenci ju lutem”, ishte porosia e deputetit opozitar Krasniqi.

Sidoqoftë, dorëheqjen e zëvendësdrejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Latif Merovci e ka miratuar presidentja Jahajaga dhe kryeministri Thaçi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)