01 Maj 2024

Dogana zbulon një pushke dhe 65 fishek

Vermicë, 27 Janar - Sot në orën 10:40 gjatë ekzaminimit të një automjeti me tabela të Republikës së Shqipërisë Dogana e Kosovës ka gjetur një armë dhe 65 fishek.

“Gjate kontrollës së automjeteve ne pikalimin kufitar të Vërmicës (Kosovë – Shqipëri)  oficerët doganor kanë selektuar për kontrolle detale veturën e llojit Opel Frontera me targa të Shqipërisë që udhëtonte për në Republikën e Kosovës” thuhet në një komunikate për media të doganës.

Në këtë veturë sipas njoftimit, udhëtonin dy shtetas të Republikës së Shqipërisë. Gjate kontrollit te veturës në bagazhin e veturës është hasur në Pushke Gjuetie SHOOTGUN (e re) dhe 65 cope fishek gjuetie.

Të dy udhëtar janë ndaluar nga ana e oficereve doganore, malli është konfiskuar dhe rasti është dorëzuar te policia kufitare për vazhdimin e procedurave  hetimore të mëtejme. 

“Vlen të theksohet se që nga data fillimi i janarit të këtij viti, oficerët doganor në Vërmicë kanë treguar një angazhim maksimal në parandalimin e kontrabandës me mallra ilegale, zbulimi i sotëm e ngrit numrin e fishekëve në afro 2000 copë që nga fillimi i vitit 2011.”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)