27 Prill 2024

DML dhe EULEX dorëzojn mbetjet mortore

Prishtinë, 15 shtator - EULEX-i dhe Departamenti i Mjekësisë Ligjore (DML) i kanë kthyer mbetjet mortore të gjashtë personave, të cilët u zhdukën në periudhën mes marsit dhe qershorit 1999 në rajonin e Mitrovicës.

Hulumtimi dhe analizat e dokumenteve përkatëse nga ekspertët e EULEX-it për mjekësi ligjore  kanë sjellë deri te një operacion në terren në javën e parë të qershorit 2011, i cili pasoi me gjetjen e mbetjeve të këtyre personave të pagjetur në Varrezat Myslimane në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Në fillim të muajit qershor kemi ekshumuar 8 varre ne varrezën në Mitrovicën veriore dhe pas 2-3 muajsh kemi pranuar raportin e ADN-së. Sot është dita kur familjet janë të gatshme të pranojnë mbetjet mortore dhe ishte një proces i dorëzimit të tyre,” that Tarja Paivikki Formisto, Antropologe e Mjekësisë Ligjore dhe Koordinatore e Identifikimit në Zyren për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore e EULEX-it. 

Menjëherë pas zhvarrosjeve janë bërë autopsitë në Selinë e DML-së. Rezultatet e ADN-së janë marrë në fund të gushtit. Rrjedhimisht, janë proceduar edhe identifikimet të cilat janë konfirmuar nga koordinatori i EULEX-it për identifikim.

Familjet janë informuar nga Njësia e DML për informim në bashkërendim me EULEX-in gjatë javës së parë të shtatorit.

Më vonë gjatë kësaj jave do të bëhet dorëzimi edhe për dy raste tjera: një nga rajoni i Mitrovicës dhe tjetri nga Prizreni.

Që nga fillimi i punës, në përputhje me mandatin që e kanë, Ekspertët e Mjekësisë Ligjore të EULEX-it, e kanë vazhduar punën për zbulimin e fatit të personave të pagjetur dhe e kanë ndihmuar NJHKL të EULEX-it me ekspertizë të mjekësisë ligjore, përfshirë këtu zhvarrosjen, autopsitë dhe identifikimin e viktimave të krimeve të luftës.

Deri më sot janë kryer mbi 300 operacione në terren, që kanë rezultuar me zhvarrosjet, autopsitë dhe identifikimet e 241 viktimave. Prej tyre, 176 ishin raste të personave të pagjetur.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)