03 Maj 2024

Dita e Forcës së Sigurisë së Kosovës shënohet me uniform të re

Prishtinë, 26 nëntor - Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës sot në Kazermën “Adem Jashari” organizuan manifestimin qendror, në shënimin e Ditës së Forcës së Kosovës.

Forca e Sigurisë së Kosovës këtë përvjetor e shënoj me uniformë të re.
 
Me rastin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, njësitete e Forcës sot parakaluan për herë të parë me uniformë të re, uniformë kjo me standarde ndërkombëtare por me identitet kombëtarë.

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga me këtë rast u shpreh se përmes  Forcës së Sigurisë së Kosovës – misionit dhe qëllimit kemi nisur një kapitull të ri në historinë tonë, atë të paqes dhe sigurisë për të gjithë, të vetëdijshëm se qytetarët e Kosovës meritojnë një jetë të dinjitetshme, të bindur se pa to nuk mund të realizojmë përparimin që e synojmë.

Rezultatet e përkushtimit, suksesit dhe avancimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës sipas Presidentes janë të prekshme.

Ajo ka thënë se brenda një kohë të shkurtër, Forca e Sigurisë së Kosovës u shndërrua në institucionin më të besueshëm të Republikës së Kosovës, duke iu dalë në ndihmë qytetarëve të vendit, pa dallim.

 "Për profesionalizmin e FSK-së dhe ndërtimin e kapaciteteve të saj e shkollimin e kuadrove të reja që janë rreshtuar në radhët e saj, e falënderojmë në mënyrë të posaçme NATO-n dhe forcën e saj paqeruajtëse në Kosovë si dhe Gardën Kombëtare Amerikane, në veçanti atë të shtetit amerikan të Iowas."

"Nën mbikëqyrjen e tyre Forca e Sigurisë së Kosovës jo vetëm që ka përmbushur pritjet, por i ka tejkaluar ato duke u aftësuar, që në një të ardhme të afërt të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe dhe anëtare me të drejta të plota e NATO-s, ka theksuar Presidentja Jahjaga.

Ndërkaq Kryeministri Hashim Thaçi shprehu falënderime ekipit këshillues të NATO-s dhe KFOR-it për ndërtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës ku me ndihmën e tyre kjo force do të transformohet në një forcë edhe me të përgatitur profesionalisht.

Admirali Marc Montkomeri në fjalën e tij premtoj mbështetje të SHBA –së në tri fusha, atë të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtare, rritjen e pjesëmarrjes së FSK-së në nismat rajonale dhe trajnimet e përbashkëta si dhe reformat në rishikimin e sektorit strategjik të sigurisë. Manifestimi u përmbyll me parakalimin e njësiteve të FSK-së më uniformë të re.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)