18 Maj 2024

Diskutohet tranzicioni i EULEX-it dhe transferimi i kompetencave

Bruksel, 16 Janar - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, gjatë qëndrimit në Bruksel ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve të ndryshme të Bashkimit Europian, përgjegjës për rishikimin strategjik të misionit të EULEX-it. Përfaqësuesit e BE-së të udhëhequr nga Hansjorg Haber, Shef i Operacioneve Civile të BE-së, kanë paraqitur pranë institucioneve të Kosovës idenë e tyre për tranzicionin e misionit të EULEX-it.

Ky tranzicion, që tashmë ka filluar në disa komponente të misionit, pritet të intensifikohet në muajt në vijim, deri në përfundimin e mandatit të tanishëm në qershor. Kuçi ka paraqitur qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke rikujtuar ngritjen e kapaciteteve që është bërë në vitet e fundit, forcimin e dukshëm të organeve të sistemit të drejtësisë dhe reformimin e gjyqësorit dhe legjislacionit. Palët kanë shkëmbyer ide të ndryshme në lidhje me riformatimin e mëtejshëm të EULEX-it, formën dhe natyrën e mëtejshme të këtij misioni.

Të njëjtat qëndrime janë paraqitur nga të dyja palët  në një darkë zyrtare me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë që ky proces ideator dhe negociues midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe BE-së, do të vazhdojë në muajt në vijim. Misioni i tanishëm i EULEX-it do të vazhdojë të implementojë tranzicionin që tashmë ka filluar në shumë shtylla të tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)