03 Maj 2024

Diskutohet për vizitonin e drejtësisë

Prishtinë, 2 dhjetor - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka mbledhur në një takim pune Drejtorët e Departamenteve, Shefat e Agjencive dhe të Zyrave të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët diskutuan për veprimet konkrete të MD-së, që do të ndërmerren në vitin 2012.

Në këtë takim, janë diskutuar prioritetet për vitin 2012 të secilit departament, agjenci e zyre dhe janë paraqitur vizionet afatgjate të secilit departament dhe janë vendosur hapat konkretë dhe caktuar afatet kohore mbrenda të cilave do të implementohen të gjitha këto aktivitete,

Më këtë rast, Ministri Kuçi ka kërkuar nga udhëheqësit e dikastereve, që të gjitha prioritetet, aktivitetet dhe hapat e diskutuar të ndërmerren gjatë afateve kohore, duke pasur vizion të qartë për të ardhmen, përkushtim të plotë të stafit të Ministrisë në performimin e tyre, me qëllim rritjen e kualitetit të shërbimeve për qytetarët dhe administrimit të mirëfilltë të drejtësisë në përgjithësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)