18 Maj 2024

Diskutohet krijimi i buxheti për strehimin e grave dhe fëmijëve

Prishtinë, 2 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar sot Qendrën për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve në Prishtinë.

Kryeministri Thaçi ka thënë se kanë diskutuar për krijimin e një linje buxhetore nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe pushteteve lokale për strehimin e grave dhe të fëmijëve, të cilët janë pjesë e dhunës në familje.

Gjithashtu sipas tij ata kanë diskutuar për mundësitë më të mira për integrimin e grave dhe fëmijëve, por u shtrua edhe domosdoshmëria e implementimit e plotë të Ligjit kundër Dhunës në Familje, gjithashtu edhe për kompenzimin e viktimave. Vitin e kaluar kanë qenë diku 52 raste.

U diskutua edhe mundësia dhe domosdoshmëria që si preventivë të punojmë ehde më tepër në veçanti në edukim, duke filluar prej niveleve më të ulëta, deri në ato më të larta.

\"Diskutuam për disa çështje të rëndësishme dhe të domosdoshme për të ndërmarrë ne si Qeveri e Kosovës bashkërisht me Qendrën këtu në Prishtinë, gjithashtu edhe qendrat në nivel rajonal.\"

\"Tani do të bisedojmë edhe me komunat, megjithëse disa prej tyre kanë qenë aktive në këtë drejtim, por gjithçka çka varet nga Qeveria e Kosovës, ne do t’i ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme dhe natyrisht edhe vendimet përkatëse\", ka theksuar Thaçi. 

Nga ana e saj, drejtoresha e Qendrës për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve, Naime Sherifi theksoi se pati një bisedë shumë konstruktive me kryeministrin Thaçi, duke ia shprehur brengat të cilat i kanë, si çështjet e dhunës në familje dhe trajtimi i viktimave.

“Po mundohemi që ligjet aktuale të cilat i kemi në Kosovë, t’i aplikojmë dhe bashkërisht me institucionet të jemi sa më funksional dhe sa më afër qytetarëve, të cilët kanë nevojë për to. Ne jemi organizata joqeveritare dhe njëra ndër to ëhstë edhe kjo e për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve”, u shpreh zonja Sherifi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)