06 Maj 2024

Dhjetë zyrtar shpallen fajtorë për korrupsion

Prishtinë, 28 shkurt - Një trup gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar vendas, i kryesuar nga njëri gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën Themelore të Prishtinës, e liroi nga akuzat ish-Ministrin për Komunitete dhe Kthim.

Ndërsa e dënoi ish-Sekretarin e Përhershëm dhe ish-Drejtorin e Departamentit të Prokurimit të kësaj Ministrie lidhur me akuzat për korrupsion.

Gjithashtu, gjykata i shpalli fajtorë edhe tetë persona tjerë për vepra të ngjashme. 

Slavisa Petkovic, u lirua nga të gjitha akuzat.

Branislav Grbic u shpall fajtor për veprat penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare dhe mashtrimit në detyrë dhe u dënua me një dënim të përgjithshëm prej katër vite burgim.

Nemanja Vujovic u shpall fajtor për veprat penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare dhe mashtrimit në detyrë dhe u dënua me një dënim të përgjithshëm prej tri vjet e gjashtë muaj burgim.

Po ashtu, gjykata vendosi që të pandehurve Branislav Grbic dhe Nemanja Vujovic t’ua ndalojë ushtrimin e funksioneve në administratën publike apo në shërbimin publik për një periudhë prej dy viteve. 

Muhamet Sadiku, Ruzhdi Prebreza, Ismet Hasani dhe Fidan Sadiku u shpallën fajtorë për veprën penale të mashtrimit në detyrë në bashkë-kryerje dhe u dënuan me nga një vit e gjashtë muaj burgim.

Rifat Sadiku, Shemsi Haliti, Gani Zeneli dhe Driton Hamiti u shpallën fajtorë për veprën penale të mashtrimit në detyrë dhe u dënuan me nga një vit burgim.

Dënimet e mësipërme me burgim për të pandehurit Muhamet Sadiku, Ruzhdi Prebreza, Ismet Hasani, Fidan Sadiku, Rifat Sadiku, Shemsi Haliti, Gani Zeneli dhe Driton Hamiti janë pezulluar me kusht për periudhën prej tri viteve.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror special i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)