27 Prill 2024

Dëshmohet pafajësia e Latifajt dhe Morinës, proces i montuar

Gjilan, 13 gusht - Gjykata e Apelit e Kosovës e kryesuar nga Xhevdet Abazi ka refuzuar ankesën si të pabazuar të Prokurorisë së Gjilanit.

Sipas Kolegjit vendimi i Gjykatës së Gjilanit që liron nga akuzat Xhavit Latifajn dhe Selver Morinën nuk është përshkruar me shkelje esenciale siç pretendon Prokuroria.

Latifaj dhe Morina e vlerësojnë sukses të drejtësisë (edhe pse e vonuar) dhe tani ata synojnë të kthehen atje prej nga edhe janë dëbuar nga puna.

Pas shumë peripecive, ankesave të shumta, seancave të shtjelluara e ekspertizave të kryera përfundimisht janë shpallur të pafajshëm Xhavit Latifi ish drejtor gjeneral në “Higjiena” dhe Selver Morina ish drejtor financiar.

Në fakt pas më shumë se dy vitesh hetime, maltretime e sabotazhe të ndryshme, Gjykata e Qarkut në Gjilan i kishte shpallur jo fajtor Xhavit Latifajn ish drejtor gjeneral në kompaninë rajonale të mbeturinave “Higjiena” dhe Selver Morinën ish drejtor financiar.

Latifaj e Morina ishin akuzuar nga ana e Prokurorisë së Qarkut për shpërdorim të detyrës zyrtare, edhe pse ata me kohë kishin deklaruar se janë viktima dhe se rasti ndaj tyre ishte proces i montuar dhe i motivuar nga grupe të caktuara.

Por Prokuroria e Gjilanit ishte ankuar në Gjykatën e Apelit për shkelje të procedurave në vendimin e Gjykatës së Gjilanit. Gjykata e Apelit e Kosovës e kryesuar nga Xhevdet Abazi më 6 gusht 2013 duke shqyrtuar ankesën e Prokurorisë së Gjilanit ka hedhur poshtë atë si të pabazuar.

Në vendimin e Gjykatës së Apelit thuhet se kemi ardhë në përfundim se aktgjykimi i Gjykatës së Gjilanit nuk është përfshirë në shkeljet e sipërpërmendura dhe nuk ka asnjë arsye që ai të anulohet.

”Pretendimet e Prokurorisë janë të pabazuara sepse ekspertiza e ekspertit financiar Riza Blakaj qartazi dhe prerazi saktëson se dy të apostrofuarit nuk janë të përshirë në veprat e shpërdorimit të detyrës zyrtare” thuhet në vendim.

Gjithashtu kundër ankesës së Prokurorisë së Gjilanit ka bërë ankesë edhe mbrojtja e të dëmtuarve avokatët Shemsedin Piraj dhe Mustafë Musa.

Kurse Xhavit Latifaj tha për rajonipress se pas katër vitesh presioni, shantazhi e kurdisje nga më të ndryshmet fitojë drejtësia, edhe pse e vonuar dhe e dëmshme për ne dhe familjet tona.

”Ishim të drejtë e të sinqertë që nga fillimi. Bashkëpunuam me të gjithë ata që donin të vërtetën dhe kjo u vërtetua. Ne kemi mbetur rrugëve për më shumë se pesë vite dhe askush nuk është kujdesur për ne. Drejtësia e tha fjalën e saj kurse neve na ka ngushëlluar me një vendim që na lehtëson tërë atë barrë që e patëm për këto vite” tha Latifaj.

Edhe Selver Moria tha për rajonipress se që nga fillimi kanë qenë të shantazhuar dhe ky proces i ka nevojitur dikujt.

”Neve tani na mbetet të kërkojmë kompensimin tonë material edhe pse nuk ka asnjë çmim që na largon vuajtjet dhe përjetimet e rënda për këto vite. Ne jemi njerëz familjar, jemi qenie që kemi mbajtur familjet tona dhe për asnjë moment të punës sime nuk kam keqpërdorur asnjë cent. Kam punuar si profesionist dhe zyrtar që është kujdesur për kompaninë e punëtorët” tha Morina.

Ndryshe Gjykata e Qarkut në Gjilan e kryesuar nga gjykatësi Rasim Rasimi kishte shpallur më herët si të pafajshëm Xhavit Latifajn ish drejtor gjeneral në kompaninë rajonale të mbeturinave “Higjiena” dhe Selver Morinën ish drejtor financiar.

Latifaj e Morina ishin akuzuar nga ana e Prokurorisë së Qarkut për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)