05 Maj 2024

Deputeti i LDK-së viziton veteranët e UÇK-së

Prishtinë, 13 korrik - Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri u takua të mërkurën me kryetarin e Këshillit të Mbrojtjes së Ushtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi.

Në këtë takim u diskutua për kërkesat e këtij Këshilli, i cili prej disa ditësh proteston përpara institucioneve të Kosovës.

Beqiri me këtë rast shprehu mirëkuptimin e LDK-së për kërkesat e pjesëtarëve të këtij këshilli, duke theksuar që Grupi Parlamentar i LDK-së do të angazhohet në mënyrë konkrete dhe në mënyrë konstruktive që çështja e veteranëve të UÇK-së të zgjidhet në mënyrë meritore sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)