04 Maj 2024

Deputetët: T’ i japet fund agonisë që ka kapluar Veriun

Prishtinë, 25 nëntor - Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës fuqishëm dënon aktin e fundit të dhunës në fshatin Rudare, ku u lënduan  21 pjesëtarë të KFOR-it, si dhe shpërthimin e fundit në Mitrovicë.

“Konsiderojmë se aktet e dhunës ndaj çdokujt dhe aq më shumë ndaj forcave të KFOR-it janë goditje për të ardhmen e qytetarëve të gjitha etnive të Kosovës si dhe sulm ndaj NATO-s dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë”, theksoi kryetari i Komisionit, Ahmet Isufi në emër të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, në prononcimin për media, lidhur me ngjarjet e fundit në Veri të Mitrovicës.

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës konsideron se katër muajt e kaluar kanë mjaftuar për të gjithë mekanizmat e sigurisë që të identifikojnë aktorët e veprimeve kriminale, metodat me të cilat janë shërbyer ata, por njëkohësisht edhe prezencën e drejtpërdrejtë të instrumenteve të shtetit serb i cili po bën agresion në territorin e Kosovës.

Komisioni kërkon nga Qeveria e Kosovës, KFOR-i, EULEX-i dhe të gjithë mekanizmat e sigurisë që t’ i japin fund agonisë që ka kapluar Veriun e Kosovës dhe të vendoset rendi në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së,  kërkon posaçërisht nga Qeveria e Kosovës që të ndërpres retorikën e përditshme dhe të përballet seriozisht me krizën në vend përmes veprimeve konkrete institucionale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)