04 Maj 2024

Deputetët i kërkuan MPB infromata për incidentet në veri

Prishtinë, 5 shkurt - Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të kryesuar nga kryetari i komisionit Ahmet Isufi, u përkrah në parim raporti përfundimtar për Projektligjin nr. 04/L-160 për Agjencinë e Regjistrimit Civil.
 
Anëtarët e Komisionit diskutuan edhe për gjendjen e sigurisë në vend, me theks të veçantë për incidentet e fundit në Veriun e Mitrovicës.

U vlerësua se shpërthimet e fundit  në Veriun e Mitrovicës tregojnë se në këtë pjesë ekziston gjendje jostabile.

Duke përmendur rastet e dëmtimit të varrezave të cilat kanë ndodhur në disa zona të Kosovës, anëtarët e komisionit theksuan se këto veprime po e dëmtojnë imazhin e Kosovës, ndërkaq, kërkuan shtim të masave të  sigurisë në vend, si dhe zbardhjen e këtyre rasteve. 

Pas një diskutimit të gjerë për këto çështje, anëtarët e komisionit u dakorduan që të kërkojnë informatë dhe raport me shkrim nga MPB-ja dhe Policia e Kosovës lidhur me incidentet e fundit në vend, si dhe një vlerësim të përgjithshëm të situatës së sigurisë në vend.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)