29 Prill 2024

Dënohen të akuzuarit pë rastin Triumf Riza

Prishtinë, 11 qershor - Trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin për dënimin e të akuzuarve për rastin Riza. I akuzuari kryesor Arben Berisha është dënuar me dënimin maksimal, 40 vjet heqje lirie.

Fitim Avdiu është dënuar me 10 vjet burg për bashkëkryerjen e veprës penale ndërsa Agron Emini është gjobitur me 2.000 euro, dhe gjobën duhet t’a paguajë brenda 15 ditësh.

Triumf Riza i lindur në fshatin Stagovë komuna e Kaçanikut në vitin 1979, ishte pjestar i njësisë speciale të policisë së Kosovës. Ai u u vra me armë zjarri me 30 gusht 2007 në lagjen \"Dardania në parkingun prapa lokalit \"Santea\".
Vendimi është marrë gati tre vjet pas ndodhjes së aktit krminal.

Të akuzuar të tjerë për këtë vepër të rëndë penale janë edhe Enver Sekiraca, Ilir dhe Rrahman Fejzullahu. Për Enver Sekiraqën një fletarrest ka lëshuar edhe zyra e Interpolit ndërkaq disa përpjekje për ta arrestuar atë, kanë rezultuar pa sukses.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)