05 Maj 2024

Dënohen dy kushërinj për vepër penale të vrasjes

Prishtinë, 2 qershor - Në Gjykatën e Qarkut të Mitrovicës, një trup gjykues i përbërë prej gjykatësve të EULEX-it dënoi Zaim Hajrën me tetë (8) vite burgim për veprat penale të vrasjes dhe të bartjes, kontrollit dhe posedimit/përdorimit të paautorizuar të armëve.

Kushëriri i tij, Muhamet Hajra, u dënua me tri (3) vite burgim për veprat penale të vrasjes dhe të bartjes, kontrollit dhe posedimit/përdorimit të paautorizuar të armëve.

Viktima ka qenë Shqipe Hajra, motra e Zaim Hajrës, e cila ishte qëlluar për vdekje në fshatin Rakinicë në Skenderaj më 28 nëntor 2009.

Prokurori i EULEX-it dhe avokati arritën një marrëveshje ndërgjygjësie që u pranua nga gjykata gjatë një seance të dëgjimit publik të mbajtur më 30 maj. Aktgjykimi për dënim është lëshuar më 31 maj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)