04 Maj 2024

Dënimet alternative më të dobishme për shoqërinë

Prishtinë, 19 tetor – Shërbimi Sprovues i Kosovës (SHSK), i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, i mbështetur nga UNDP-ja, sot ka organizuar tryezë punë me temë: “Rëndësia dhe mundësitë e shqiptimit të dënimeve alternative për persona madhor në krahasim me dënimet me burgim”.

Në këtë tryezë i pranishëm ishte edhe Zëvendësministri i Drejtësisë, Daut Xhemajli, i cili tha së organet e sistemit të drejtësisë, duhet të orientohen drejt aplikimit të alternativave të dënimit me burg, duke e konsideruar dënimin alternativ si dënim të suksesshëm në riedukimin dhe riintegrimin e individit. “Dënimi me burgim nuk kontribuon çdo herë në zvogëlimin e kriminalitetit. Dënimi me burg shpesh ka edhe efekte negative, sidomos tek të miturit dhe personat që kryejnë vepra të lehta penale dhe që bien për herë të parë në kundërshtim me ligjin”, tha Zëvendësministri Xhemajli.

Zëvendësministri Xhemajli tha së SHSK-ja ka për qëllim të kontribuoj në krijimin dhe funksionimin e shtetit ligjor, në parandalimin e kriminalitetit dhe zvogëlimin e numrit të përsëritësve të veprave penale. Sipas tij, dobia nga funksionimi dhe puna e deritashme e SHSK-së, ka qenë e shumanshme, ka përfituar në radhë të parë shteti i Kosovës, përmes kursimit të buxhetit, pastaj në kuptim të respektimit të standardeve ndërkombëtare të trajtimit të personave të dënuar, në shkarkimin e burgjeve të mbingarkuara me të dënuar me burg, etj.

Në anën tjetër përfaqësuesja e UNDP-së, Virgjina Dumnica, pasi vlerësoi punën që po bënë SHSK-ja, foli për projektet me të cilat UNDP ka mbështet dhe do ta mbështesë SHSK-në.

Në këtë tryeza të pranishëm ishin edhe gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe profesionistë të tjerë nga fusha me të cilët SHSK-ja bashkëpunon gjatë ekzekutimit të dënimeve alternative, të cilët thanë që mundësia e shqiptimit të dënimeve alternative për persona madhorë, në krahasim me dënimet me burgim, do të jetë më e dobishme për shoqërinë kosovare në përgjithësi.

Shërbimi Sprovues i Kosovës, tryeza të tilla do të organizojë edhe në drejtoritë regjionale të Mitrovicës, Pejës, Prizrenit e Gjilanit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)