04 Maj 2024

Dënime dhe burg për mbajtjen e armëve pa leje

Prishtinë, 20 mars - Në tryezën e organizuar sot nga Forumi për Siguri, ku ishin pjesëmarrës kryeprokurorë, gjykatës, përfaqësues nga Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucione tjera që merren me çështjen e sigurisë, u publikua dhe diskutua analiza me titull “Krim i rëndë, vetëm në letër – politika e ndjekjes dhe dënimeve në rastet që ndërlidhen me armë”.

 Kjo analizë, vështron dhe analizon politikat ndëshkuese për veprat penale që ndërlidhen me armë. “Veprat penale që ndërlidhen me armët janë ndër veprat më të shprehura në Republikën e Kosovës.

Ai i bënë thirrje institucioneve të drejtësisë që problemin e armëbajtjes pa leje ta trajtojnë seriozisht. Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, mbi 1 mijë e 500 armë konfiskohen brenda vitit.

Betim Musliu nga “Instituti i Kosovës për Drejtësi” tha se me konfiskimin e armeve, policia lehtëson dukshëm punën e prokurorëve për ngritjen e akuzës.

Aleksandër Lumezi, kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit tha se prokuroritë viteve të kaluara kanë treguar një angazhim të madh si në hetime e ndjekje ashtu edhe në zgjidhjen e lëndëve që kanë të bëjnë me veprat penale për armë.

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka gjetur gjatë humumtimit se në 10 gjykata komunale, gjatë vitit 2012, në 27 raste të veprave penale të armëmbajtjes pa leje, vendimet nuk janë ekzekutuar për shkak të skadimit të afatit kohor si rezultat i parashkrimit të veprës penale.

Sipas analizës, del se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk trajton të gjithë qytetarët të barabartë para ligjit.

Në mungesë të unifikimit të politikës së dënimeve, dënimet kanë qenë të ndryshme brenda gjykatës së njëjtë e po ashtu edhe në mes të gjykatave të ndryshme.

Për çdo vit në gjykatat e Kosovës zgjidhen mbi 1,000 lëndë, ku rreth 4% të lëndëve shqiptohet dënim me burgim, 80% të dënimeve janë me gjobë nga 400 deri në 1,000 Euro, dhe përmbi 10% janë dënime me kusht, ku në vitin 2008 kishte arritur kulmin duke shkuar në 32%.

Një politikë e tillë e dënimeve nuk ka arritur që të zbrapsë qytetarët nga mbajtja e armës pa leje dhe njëkohësisht me këtë politikë janë pajtuar të gjithë hisedarët institucional ku gjatë vitit 2010 dhe 2011, Gjykata Supreme ka pranuar vetëm 169 raste të armëmbajtjeve pa leje dhe se rreth 50% të këtyre rasteve i ka konfirmuar.

Një problem tjetër thelbësor në sistemin e drejtësisë është vjetërsimi i lëndëve. Nga viti 2008 deri në tetor 2012, numri i lëndëve të pazgjidhura është rritur për 27% duke shkuar nga 1,324 në 1,681 lëndë.

Të pranishmit në tryezë, pro et contra edhe mes vet insitucionit të gjyqësisë dhe prokurorisë, diskutuan mbi ashpërsimin e politikave ndëshkuese, duke pasur parasysh se pa politika të ashpra ndëshkuese, nuk do të arrihen rezultate në këtë drejtim.

Faktori socio-ekonomik nuk do të duhej të merrej parasysh në rastet e dënimeve të poseduesve dhe përdoruesve të armëve të jashtligjshme, u tha nga shumë zyrtarë, pasi që u potencua disa herë se gjatë shqiptimit të dënimit për veprën e armëmbajtjes, merret në konsideratë gjendja ekonomike e të akuzuarit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)