20 Prill 2024

Demolli inaugurioi objektet e ndërtuara në Qendrën Korrektuese

Lipjan, 14 korrik – Në Qendrën Korrektuese për Femra dhe të Mitur në Lipjan, ministri i Drejtësisë, Haki Demolli, bëri inaugurimin e objekteve të ndërtuara: Salla e Fitnesit dhe Porta hyrëse për vizitorë dhe kontroll, si dhe inaugurimin e renovimit të Pavijonit A për të Mitur dhe Ambulantes për përkujdesni shëndetësor për të mitur dhe femra.

Pas inaugurimit, ministri Haki Demolli tha: “Të gjitha këto investime në këtë Qendër Korrektuese dhe ato në institucionet tjera të Shërbimit Korrektues të Kosovës, janë bërë me qëllim të ngritjes së standardeve si dhe përfilljes së normave ndërkombëtare për trajtimin e të miturve dhe të burgosurve tjerë në këto institucione”.

Sipas ministrit Demolli, tani me këto investime të bëra edhe Kosova mund të krahasohet me institucionet e vendeve të cilat kanë standarde të larta në trajtimin e të burgosurve.

Gjatë këtij viti Ministria e Drejtësisë ka investuar mjetë të konsiderueshme në ndërtimin e objekteve të reja si dhe në renovimin e objekteve ekzistuese në Shërbimin Korrektues të Kosovës, ndërsa investimi i fundit i bërë në Qendrën Korrektuese për Femra dhe të Mitur në Lipjan, buxhetit të Ministrisë së Drejtësisë i ka kushtuar rreth 130 mije euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)