05 Maj 2024

Deklaratat e PDK kundër gjyqsorit mbajn Limajn në paraburgim

Prishtinë, 29 nëntor - Nëse Hashim Thaçi dhe Partia demokratike e Kosovës kanë menduar se po e ndihmojnë Fatmir Limajn me sulme kundër gjyqsorit, kanë bërë llogari të gabueshme.

Deklaratat e tyre se do të rishikohen kompetencat e EULEX-it është marrë si argument shtesë që Fatmir Limaj dhe të tjerët të mos mund të mbrohen në liri nga akuzat për krime lufte.

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar të mërkuren ankesat e mbrojtjes kundër aktvendimit të kryetarit të trupit gjykues të Gjykatës së Qarkut të Prishtinës, Dariusz Sielicki, për caktimin e paraburgimit për deputetin Fatmir Limaj, Nexhmi Krasniqin, Naser Krasniqin dhe Naser Shalën të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës, shkruan “Koha Ditore”.

Kolegji i udhëhequr nga gjyqtari Tore Thomassen dhe me anëtar Nesri Lushtën dhe Elka Filcheva-Errnenkova ka konstatuar se deklaratat e kryeministrit Hashim Thaçi të bëra në ditën e FSK-së më 26 dhe të deputetëve të PDK-së si ndikim direkt në dëshmitarë, prokurorë dhe gjyqtarë në rastin penal të njohur si “Kleçka”.

Në këtë mënyrë supremja ka lënë në paraburgim Fatmir Limajn dhe të tjerët të paktën deri më 24 dhjetor kur përfundon masa paraburgimit prej 30 ditësh.

“Gjykata Supreme e konsideron se ka pasur kritika të hapura mbi vendimin e ankimuar të Gjykatës së Qarkut nga politikanët kryesorë që përfaqësojnë legjislacionin dhe ekzekutivin e shtetit, duke përfshirë kryeministrin siç është raportuar në media”, ka thënë ky kolegj në arsyetim.

“Kjo mund të kuptohet më së miri si një ndërhyrje jokushtetuese, e cila është e papranueshme në demokracinë moderne sipas sundimit të ligjit. Kjo mund të kuptohet më së keqi si një frikësim i papranueshëm i prokurorëve dhe gjyqtarëve të përfshirë në këtë lëndë. Në secilin rast demonstron dhe konfirmon ndikimin e paligjshëm në procedurën penale në vazhdim e sipër të lëndës në fjalë”, thuhej më tej.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)