26 Mars 2023

DASH: Kosova ka bashkëpunuar kundër terrorizmit

Washington, 6 gusht - Gjatë vitit të kaluar ne Kosovë nuk ka pasur akte të drejtpërdrejta terrorizmi, thuhet ne raportin e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit për terrorizmin, ne të cilin trajtohet edhe gjendja ne Kosovë. Sipas raportit, qeveria dhe EULEX-i kanë mbikëqyrur gjatë gjithë vitit aktivitete që dyshohet të jenë terroriste.

Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit për terrorizmin, trajton dhe gjendjen në Kosovë. Siç raporton Radio Evropa e Lirë, në vitin 2009 nuk ka pasur akte të drejtpërdrejta terrorizmi në Kosovë, megjithëse ekstremistë islamikë ishin të përfshirë në komplote terroriste brenda vendit dhe në plan ndërkombëtar.

Ekstremistët kanë vazhduar të mbajnë lidhje me krimin e organizuar. Qeveria e Kosovës dhe EULEX-i kanë mbikëqyrur gjatë gjithë vitit aktivitete që dyshohet të jenë terroriste.

Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe EULEX-i dyshojnë se disa nga shumë organizatat islamike joqeveritare që veprojnë në Kosovë, ishin të përfshira në aktivitete të dyshimta terroriste, në veçanti në pastrimin e parave për veprime terroriste në Lindjen e Mesme.Qeveria është përpjekur t’i parandalojë ekstremistët që të përdorin OJQ-të për të fituar terren në Kosovë.

Policia e Kosovës dhe Njësia Kundër Terrorizmit e EULEX-it janë përgjegjëset kryesore në luftën kundër terrorizmit. Të dyja këto struktura vazhdojnë të përballen me mungesë burimesh, stërvitjesh dhe ekspertize.

Ato janë të fokusuara në parandalimin e sulmeve terroriste dhe aftësimin e pajisjen e oficerëve.

Kufijtë e pakontrolluar mirë, ku lehtësisht mund të hyjnë individë të përfshirë në trafikimin e njerëzve, armëve dhe narkotikëve, kanë dëmtuar përpjekjet e Kosovës kundër terrorizmit.

Zyrtarët doganorë dhe kufitarë, të paguar keq, dyshohet se janë të përfshirë në korrupsion dhe marrje ryshfeti, megjithatë thuhet se Ministria e Brendshme ka bërë disa përparime modeste në përmirësimin e kontrollit të kufijve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)