05 Maj 2024

Certifikohen kopjet e 94 librave origjinal të regjistrimit të Kosovës

Prishtinë, 27 korrik  - EULEX-i ka njoftuar se më 26 dhe 27 korrik, i ka certifikuar 94 kopje të librave origjinale të regjistrave të Kosovës për lindjet, vdekjet dhe martesat që e mbulojnë territorin e Janjevës dhe Babushit të Muhaxherëve, Komuna e Lipjanit.

Përmes projektit të EULEX-it janë certifikuar gjithsej 218 kopje të librave të regjistrit civil dhe fetar të lindjeve, martesave dhe vdekjeve për territorin e Janjevës dhe Babushit të Muhaxherëve, Komuna e Lipjanit. Nga gjithsej 218 kopje, 124 janë për territorin e Janjevës në Komunën e Lipjanit. Në këtë projekt të vogël janë angazhuar nëntë persona prej të cilëve gjashtë janë studentë serbë.

Së shpejti do të realizohet një Projekt më i madh që e përfshin EULEX-in, Përfaqësuesin Special të BE-së dhe Këshillin Danez për Refugjatë për t’i riprodhuar kopjet e të gjithë librave/regjistrave civil origjinal të Kosovës që aktualisht gjenden në Serbi. Numri i këtyre librave vlerësohet të jetë  rreth 12,036. Kopjet e certifikuara të regjistrave origjinal janë pjesë e marrëveshjeve të arritura më 2 korrik 2012 në mes të Prishtinës dhe Beogradit në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Certifikimi i kopjeve të gjitha librave ekzistues origjinal të regjistrit civil që gjenden në Serbi do t’i mundësojë Kosovës t’i ketë të dhënat e duhura dhe cilësore të regjistrit civil të nevojshme për krijimin e të dhënave të besueshme të regjistrave civil/popullatës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)