16 Maj 2024

Certifikohen kadetë për menaxhimin e poligoneve të qitjes me armë

Ferizaj, 19 shtator - Në Komandën e Doktrinës dhe të Trajnimit (KDS) në Ferizaj, u mbajt ceremonia e certifikimit të kadetëve të FSK-së, të cilët kanë kryer kursin (një trajnim) profesional, për “Menaxhimin e poligoneve dhe të armëve”.

Kursi është realizuar nga instruktor të Ushtrisë së Britanisë së Madhe (BMAT) dhe ka qenë kurs, rezident, trajnimi është realizuar gjatë natës dhe ditës, si pjesë e programit të këtij kursi.

Në ceremoni, morën pjesë, ministri i FSK-së z. Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Rrahman Rama, komandanti i KDS-së, gjeneralbrigade Enver Cikaqi, instruktorë të Britanisë së Madhe, si dhe oficerë dhe nënoficerë të FSK-së dhe  KFOR-it.

Fillimisht njësitet e FSK-së, prezantuan, praktikisht trajnimin për menaxhimin e poligonit, me armë të gjata dhe të shkurta.

Ministri i FSK-së, Agim Çeku, me këtë rast ka përgëzuar kadetët e FSK-së, për punën e madhe dhe për realizimin e këtij trajnimi me sukses për rritjen e kapaciteteve të aftësive të FSK-së.

Ministri Çeku, falënderoi edhe instruktorët e Britanisë së Madhe, “të cilët kanë zhvilluar trajnime në FSK, edhe më parë, dhe kanë ndihmuar shumë që FSK-ja, t’i  rrit kapacitetet e veta profesionale.

Trajnime që i zhvillojnë instruktorët nga Britania e Madhe, janë trajnime të veçanta, janë trajnime shumë kërkuese dhe pas çdo trajnimi, ne jemi dalë edhe më të fortë, edhe më të aftë, për t’i kryer detyrat tona”.

Ky trajnim është shumë i veçantë, “sepse ju po trajnoheni  për përdorimin më të mirë të armëve dhe për të trajnuar njësitet e juaja, bartja e armëve, përdorimi i armëve është detyrë e çdo ushtari, është identitet i ushtarit, është ajo që na bënë të jemi ushtarë”.

Në fund ministri i FSK-së, agim Çeku, nga kadetët kërkoi, që t’i trajnojnë njësitet e veta në përdorimin sa më të efektshëm, sa më të mirë, sa më të sigurt të armëve, për të vazhduar:

“Siguria në paqe, është numër një,  besoj që këto aftësi t’i keni përvetësuar dhe do t’i  implementoni  në njësitet e juaja , ju tani jeni instruktorë të menaxhimit të poligoneve, instruktorë të gjuajtjeve me armë dhe duhet të jeni shembull për ushtarët e juaj, këtu kërkohet disiplinë, kërkohet përkushtim, kërkohet respektim i procedurave standarde operative dhe besojë se këto i keni mësuar nga instruktorët e Britanisë së Madhe.

Pra, ky trajnim, është një fillim i ri, një  trajnim i ri për FSK-në, tani,  juve ju takon t’i trajnoni njësitet e juaja. Ju jeni ata, që këtë detyrë të FSK-së, ta kryeni në mënyrë profesionale ashtu siç, jeni trajnuar sot.

Ky trajnim ka pasur tri qëllime, nën një, është  trajnimi i oficerëve për menaxhimin e poligoneve, i dyti, është trajnimi i nënoficerëve senior dhe nën tre, trajnimi për nënoficerë junior, tha komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, për të shtuar, se: “nënoficerët janë boshti kurrizor i çdo ushtrie, ashtu edhe FSK i ka dhënë rëndësi të veçantë këtij trajnimi, që ne t’i trajnojnë nënoficerët për t’i përgatitur për misionet për kryerjen e detyrave për të ardhmen.
 
Unë them me përgjegjësi të plotë se FSK-ja, po ecën drejt realizimit të synimeve të veta, drejt objektivave për të profesionalizuar  dhe për tu përgatitur për të gjitha  sfidat që kërkon e ardhmja. Ky është një trajnim që në të ardhmen si synim kryesor e ka pjesëmarrjen në operacione paqeruajtëse”.

Në fund, komandanti i FSK-së, gjeneral Kastarti ka falënderuar instruktorët e Britaninë së Madhe, për kontributin që po jap në profesionalizimin e FSK-së.

 Ndërsa, këshilltari i Komandantit të FSK-së, nënkolonel Will SmallWood, në fjalën e tij, fillimisht përgëzoi pjesëtarët e FSK-së, për përfundimin me sukses të këtij trajnimi mjaftë të rëndësishëm për FSK-në, dhe për të kërkuar nga kadetët e FSK-së, që njohurit e fituara këtu, t’i bartin me sukses tek njësitet e tyre, me sukses, si dhe kërkoi që përdorimi i armëve të zjarrit të jetë me standardet më të larta të mundshëm, shtoi në fund, nënkoloneli  SmallWood.

Në fund, Ministri, Komandanti dhe nënkoloneli  Will SmallWood, u dhanë certifikatat kadetëve të certifikuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)