04 Maj 2024

Certifikohen 74 ndërmjetësit e parë të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 29 korrik - Sot në një ceremoni të organizuar nga Komisioni për Ndërmjetësim, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, u bë certifikimi i 74 ndërmjetësve të parë të Republikës së Kosovës.

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, i cili tha së me krijimin e institucionit të ndërmjetësimit, po tentohet lehtësimi i punës së gjyqësorit të Republikës së Kosovës dhe shtoi së ky proces bashkë me noterin dhe arbitrazhin, nuk është tendencë për të ikë nga gjyqësori dhe drejtësia, por përkundrazi për ta lehtësuar drejtësinë në Republikën e Kosovës.

Ndërsa, kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, tha së në vazhdën e punëve që janë duke u bërë në reformimin e sistemit gjyqësor, ndërmjetësimi, noteria dhe arbitrazhi, janë forma alternative të zgjedhjes së lendeve, andaj, ai shpreson që sistemi gjyqësor në të ardhmen, me zvogëlimin e lendeve të grumbulluara nëpër gjykata, do ta arri besimin e qytetarëve.

Sipas kryetares së Komisionit për ndërmjetësim, Fatime Ismajli, me funksionalizimin e ndërmjetësimit jo vetëm që po plotësohen standardet ndërkombëtare, por Kosovës i ofrohet zgjidhja alternative e kontesteve, në mënyrë më të shpejt dhe me efikase.

Përveç projektit të binjakëzimit pranë Komisionit Evropian, puna për krijimin e institucionit të ndërmjetësimit është mbështetur edhe nga programi SEAD pranë USAID-it dhe UNDP-i, ku përfaqësuesit e tyre, David Greer dhe Sanaka Samarasinha, vlerësuan lartë punën që është bërë në krijimin e institucionit të ndërmjetësimit dhe rolin që do ta luaj ky institucion.

Ndërmjetësimi është institucion juridik i njohur për zgjedhjen e mosmarrëveshjeve e konflikteve jashtë procedurës së rëndomtë gjyqësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)