19 Maj 2024

Certifikohen 28 kadetë në Kursin e Avancuar për Lider Luftarak

Prishtinë, 28 shkurt - Në ambientet e Kazermës “Skënderbeu” të FSK-së, në Ferizaj, sot u mbajtur ceremonia për certifikimin e njëzetët e tetë (28) pjesëtarëve të FSK-së, të cilët, për 7 javë, kanë kryer një trajnim intensiv për Lider të Avancuar Luftarak, gjenerata e parë, për vitin 2014.

Në fjalën e tij, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati ka përshëndetë oficerët, nënoficerët dhe ushtarët e FSK-së, si dhe përfaqësuesit e KFOR-it, për realizimin me sukses të këtij kursi.

Ai, pos tjerash tha, se: “Një rëndësi të veçantë në këtë drejtim i kemi kushtuar zhvillimit të trupës së nënoficerëve, dhe ky zhvillim po ndodhë në mënyrën më të mirë të mundshme. Sot, kemi gjeneratën e parë të Kursit të Avancuar për Lider të edukuar nga instruktorët tanë, të cilët kanë punuar në bashkëpunim të vazhdueshëm me instruktorët amerikanë. Ne jemi të fokusuar që ta zhvillojmë edhe më shumë këtë trupë, për derisa ajo është bërthama e çdo force ushtarake, dhe për këtë kemi mbështetjen e fortë të miqve tanë ndërkombëtar, përkatësisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse trupa jonë e nënoficerëve, është e bazuar në modelin amerikan”.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati, nënoficerët i përgëzoj për sukseset e përgjithshme: “përkushtimi i juaj dhe rezultatet nga ky trajnim, tregojnë shumë për gatishmërinë, profesionalizmin, disiplinën dhe moralin tuaj, për të shërbyer me nderë dhe për të marrë përgjegjësi të reja në nivelin tuaj. Unë ju inkurajoj që të vazhdoni me këtë ritëm, për trajnim, edukim, udhëheqje të mirë dhe kujdesje për vartësit tuaj”.

Në fund, gjeneral Kastrati, kërkoi nga të certifikuarit, që të punojnë ngushtë me oficerët dhe nënoficerët e zinxhirit komandues, sepse vetëm në këtë mënyrë krijohet besimi i ndërsjellë, krijohet, “Ekipi Komandues”.  Ju duhet ta kuptoni se pozita juaj është hallka kryesore në zinxhirin komandues dhe nyja ku gërshetohen koordinimi dhe realizimi i detyrave dhe angazhimeve të pjesëtarëve të Forcës Sonë.

Forca jonë po zhvillohet çdo ditë e më shumë dhe para nesh gjenden sfida nga më të ndryshmet, me të cilat duhet të jemi të gatshëm të përballemi dhe të dalim fitimtarë, siç edhe kemi dalë deri tani. Me profesionalizmin, me besnikërinë, guximin, vullnetin dhe përkushtimin tuaj dhe të gjithë pjesëtarëve të Forcës do të jemi shembull i suksesshëm për të gjithë drejt realizimit të objektivave tona, tha në fund gjeneral Kastrati.

Komandanti i FSK-së, për rezultatet e arritura, ka përgëzuar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, instruktorët dhe pjesëtarët e KFOR-it Amerikan, për realizimin dhe bashkërendimin e suksesshëm të këtij programi.

Qëllimi i realizimit të kursit të avancuar për lider luftarak është arritja e vlerave teknike dhe taktike të udhëheqësit, atributet, aftësitë dhe veprimet e nevojshme për të udhëhequr një njësi ma madhësi skuadre, etj. Gjatë realizimit të këtij kursi teorik-praktik, janë realizuar gjithsej 26 manuale, disa prej tyre, janë: Udhëheqja ushtarake, operacionet mjekësore, stili ushtarak i të shkruarit, ngritja e postbllokut, udhëheqja e gatishmërisë së familjes ushtarake, etj. Ky kurs është realizuar nga instruktorët tanë me këshillime të kohëpaskohshëm të instruktorëve amerikan nga BondSteel. Ky është kursi institucional më i avancuar për nënoficerë deri më tani, i cili forcon dhe e avancon rolin e nënoficerëve, në nivel skuadre.

Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, zëvendëskomandanti i KFT-së, Gëzim Hazrolli, përfaqësues nga Ambasada amerikane, të KFOR-it amerikan,Bonstell, përfaqësues të NLAT-it, oficerë të lartë të FSK-së, dhe një ekip nga handikosi, të cilët kishin shpreh dëshirën që të vizitojnë kazermën dhe të shohin nga afër, si realizohet një ceremoni certifikimi në FSK.

Në fund u dhanë certifikatat dhe mirënjohjet: Për, arritje akademike, me mirënjohje u nderua rreshteri Fatmir Berisha, për, standard të lartë të udhëheqjes, u nderuar rreshteri Basri Fazliu, për, disiplinë, me mirënjohje u nderua rreshteri Valdrin Kelmendi, për, arritje të standardit në fituesin fizik, nderohet rreshteri Blerim Berisha, ndërsa, Çmimi i Komandantit, i takoi rreshterit Blerim Berishës. Instruktorët më të dalluar të kësaj gjenerate, u shpallen: kapter Naim Baftiu dhe rreshter Baki Avdiu. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)