14 Maj 2024

Certifikohen 21 Përmbaruesit e parë privat në Kosovë

Prishtinë, 16 shtator - Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, sot u bë certifikimi i 21 Përmbaruesve të parë Privat në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, tha se themelimi i institucionit të Noterisë, Ndërmjetësimit dhe Përmbaruesve Privat, është lehtësim për punën e gjyqësorit, por edhe lehtësim për qasjen e qytetarëve në drejtësinë e Kosovës.

“Në mandatin tim si Ministër kam përfunduar punët me noterët, ndërmjetësuesit dhe përmbaruesit privat dhe këto punë janë që t’i ndihmojnë sistemit të drejtësisë”, tha Kuçi.

Ministri Kuçi tha se përmbaruesit e parë privat do ta ndërtojnë traditën e sistemit të përmbaruesve privat, duke shprehur besimin e tij se do të janë të suksesshëm.

“Besimi në drejtësi është shumë me rëndësi për qytetarët e vendit tonë. Besimi në drejtësi nuk arrihet nëse qytetarët tanë presin gjatë për ta shqyrtuar apo ekzekutuar një lëndë, andaj e ftojë Këshillin Gjyqësorë të Kosovës që bashkërisht të rrisim besimin në drejtësi”, shtoi Kuçi.

Kryetari i Komisionit të Përmbaruesve Privat, Iset Morina tha se Komisioni është munduar që me përkushtim të madh ta kryej detyrën që i është besuar në bazë të udhëzimit administrativ dhe vendimit të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë, duke shprehur besimin e tij që kanë realizuar një punë të suksesshme.

Drejtori i Programit për Përmbarim dhe legjislacion komercial, David  Girth, pasi urojë përmbaruesit privat tha se për shtetet në tranzicion është shumë e rëndësishme qasja në drejtësi.

Në fund, Ministri Kuçi ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në të gjitha fazat deri të certifikimi i 21 përmbaruesve privat.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)