04 Maj 2024

Çeku: Ushtria e Kosovës pas 15 qershorit

Prishtinë, 6 shkurt - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku shpreson që në pranverë të këtij viti, NATO-ja të marrë vendimin për arritjen e kapaciteteve të plota të FSK-së, gjë që do ta pavarësonte forcën nga organizata veri-atlantike.

Ky pavarësim, pasi që NATO-ja të vendos edhe për nivelin e marrëdhënieve që do të ketë me FSK-në, do t’i hap rrugë Qeverisë së Kosovës të bëjë rishikimin e FSK-së.

Rishikimi pritet të ngrit nivelin e FSK-së në ushtri të Republikës që ka shpallur pavarësinë para gati pesë vitesh.

Në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”, ministri i FSK-së, Agim Çeku ka thënë se evoluimi i FSK-së në ushtri nuk do të jetë një akt, por një proces që do të zgjasë deri në vitin 2016, varësisht nga mundësitë ekonomike.

Megjithatë, procesi i transformimit sipas tij do të fillojë menjëherë pas 15 qershorit, kur edhe kalon faza e përcaktuar nga Pakoja e Ahtisaarit.

Duke folur për vendet anëtare të NATO-s që nuk e kanë njohur pavarësinë apo hezitojnë që t’i lejojnë organizatës vendimin për pavarësimin e FSK-së, Çeku ka thënë se hezitimet do të tejkalohen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)