18 Maj 2024

Çeku priti atashetë ushtarak të akredituar në Republikën e Kosovës

Prishtinë, 3 prill - Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcës së Sigurisë të Kosovës (KDS/FSK), në Ferizaj, sot u mbajt takimi i radhës me atashetë ushtarak të akredituar në Republikën e Kosovës dhe në rajon.

ë takim morën pjesë Ministri i FSK-së Agim Çeku, zëvendës komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi si dhe stafi i lartë i MFSK-së dhe FSK-së.         

Ministri i MFSK, Agim Çeku fillimisht falënderoi të gjithë atashetë për angazhimin dhe për bashkëpunimin e mirë që kanë me FSK-në, për të shtuar se rezultatet dhe të arriturat e FSK-së janë fryt i bashkëpunimit edhe me atashetë ushtarak të vendeve që kanë akreditim për Kosovë si edhe të atyre që janë të akredituar në vendet e rajonit e që kanë treguat gatishmëri për bashkëpunim.

Ministri Agim Çeku, më pastaj foli për Rishikimin Strategjik të Sektorit të Sigurisë, ku tha se; qëllimi i rishikimit të Sektorit Strategjik të Sigurisë, ishte për të kryer një analizë të plotë të të gjitha aspekteve të sigurisë në Republikën e Kosovës si dhe të identifikojë nevojat e sigurisë së vendit dhe qytetarëve të saj, dhe të përcaktojë qartë rolin e secilit institucion në sektorin e sigurisë, në mënyrë që të ndajë më mirë burimet për të përmbushur qëllimet.

Ministri Çeku i njoftoi atashetë e akredituar në Kosovë dhe ata rezident, edhe për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, për misionin primar që ka si dhe zhvillimin e saj, sipas standardeve ndërkombëtare.

Ai shtoi se; “Misioni i Forcave të Armatosura të Kosovës duhet të jetë gjithmonë i gatshëm dhe i aftë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial, për të mbrojtur qytetarët e saj, pasurinë e tyre dhe interesat e Republikës së Kosovës, si dhe të kontribuojë në ndërtimin dhe ruajtjen rajonale dhe stabilitetit globale”. Ministri ka falënderuar NATO-n, KFOR-in, NAT-in, si dhe SHBA-në për ndihmën që kanë dhënë në përgjithsi për FSK-në.
 
Takimin e sotëm me atashetë ushtarak e kryesoi nënkolonel Hasan Hoxha, ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit për Bashkëpunim dhe Siguri në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si organizator i takimit.

Ndërsa, për tema të caktuara referuan; zëvendës komandanti i FSK-së, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli dhe Krenare Sogojeva, drejtoreshë e Drejtorisë së Departamentit Ligjor në MFSK-së.

Në takimin e sotëm morën pjesë atasheu ushtarak i Amerikës  kolonel Jejms Kot, atasheun ushtarak i Republikës së Shqipërisë, kolonel Fiqri Hoxha, atasheu ushtarak i Republikës së Turqisë, kolonel Hasan Aydogdu, kolonel Luciano  Palcani, atashe ushtarak  i Republikës së Italisë, kolonel Dolce Kuzmanov, atashe ushtarak i Republikës së Maqedonisë, kolonel Ivica Mateshiq, atashe ushtarak i Republikës së Kroacisë, nënkolonel Kurt Jakobson atashe i Suedisë, nënkolonel Richard Parry, atashe ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar dhe nënkolonel Jan de Wolf atashe ushtarak i Mbretërisë së Holandës.

Gjithashtu, në Komandën e Forcave Tokësore(KFT), dje, u mbajt takimi  “ Kosova Security Force Assistance Meeting” të cilin e kryesoi zëvendëskomandanti i KFT-së, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, në të cilin takim mori pjesë shefi në largim i Ekipit Këshillues Ndërlidhës i NATO-s(NLAT) për FSK-në, gjenera  Norbert Wagner, pasusi  tij gjenerali  Schnittker,  atashetë ushtarak  të akredituar në Kosovë si dhe  oficerë të FSK-së dhe NLAT-it.

Takimet me atashetë ushtarak janë takime të rregullta dhe konfirmojnë koordinimin dhe bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së MFSK-së dhe FSK-së me ushtritë e vendeve të cilat përfaqësojnë atashetë e akredituar në Republikën e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)