28 Prill 2024

Çeku po merr pjesë në konferencën SHBA - Karta e Adriatikut

Prishtinë, 2 tetor - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Agim Çeku, me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes të Sllovenisë, Roman Jakiq, po merr pjesë në Konferencën, SHBA Karta e Adriatikut-A5, (takim gjithëpërfshirës i ministrave të mbrojtjes të vendeve të rajonit), që po mbahet në qytetin e Bërdos, në Slloveni.

Në konferencën në kuadër të SHBA-Karta e Adriatikut, po marrin pjesë: ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Malit të Zi, Gjeorgjisë, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë, Moldavisë, Serbisë dhe Sllovenisë.

Nga 20 vende të ndryshme  dhe 8 organizata ndërkombëtare dhe rajonale, po marrin pjesë edhe 150 delegatë, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanieri dhe Zëvendës Sekretari i NATO-s, Alexsandër Vershbou.

Qëllimi i mbajtjes së Konferencës Karta e Adriatikut është që të nxjerrë në pah përparimin e sigurisë rajonale në Evropën Juglindore, e cila mbetet sfidë për sigurinë dhe kontributin e NATO-s, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në këtë pjesë të Evropës.

Gjatë tri ditëve, sa do të zgjasin punimet e Konferencës, do të diskutohen temat për projektin e Ministrisë së Mbrojtjes së Sllovenisë, për integrimin e ministrive të mbrojtjes së rajonit, sigurinë rajonale në Evropën Juglindore si dhe roli i strukturave Euro-Atlantike, në sigurinë e përgjithshme.

Gjatë konferencës, ministri i FSK-së, Agim Çeku do të mbajë një fjalë rasti si dhe do të ketë takime të shumta bilaterale me ministra dhe përfaqësues të shteteve pjesëmarrëse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)