19 Maj 2024

Çeku: Për Ushtrinë vendosim ne

Prishtinë, 21 shkurt - Ministri i FSK-s, Agim Çeku shprehet në një intervistë për RTK se NATO nuk ka autoritet të marrë vendime për të ardhmen e FSK-s. Ai shprehet i bindur se edhe në këtë proces Kosova do ta ketë mbështetjen e NATO-s.

Në lidhje me emrin Ministri Agim Çeku përgjigjet se emri Kushtetues është dicka tjetër, çdo vend ka emërtim të ndryshëm, 18 vende të NATO-së nga 28 sa janë gjithsej, i quajnë Forca të Armatosura, por të gjitha për nga natyra, dhe për nga misioni e për nga detyrat, por edhe për nga substancat janë ushtri. Kështu edhe Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë Ushtri dhe të gjithë do ta quajnë Ushtri.

\"NATO vazhdon ta mbështes FSK-në dhe NATO nuk ka autoritet të marrë vendime për të ardhmen e FSK-s, ky është vendim autonom i Institucioneve të Kosovës, është vendim i sovranit dhe veç Kosova mund të marrë vendim.\"

\"NATO-ja mund të marrë vendim ta mbështes apo jo një zhvillim të tillë një projekt të tillë, por ne jemi të bindur që NATO-ja do ta mbështesë, sepse kjo është në interes edhe të NATO-s\", është shprehur Ministri Çeku.

Ndërsa Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në 6 vjetorin e Pavarësisë dha lajmin se Kosova do ta ketë ushtrinë e sajë. Ky është një realizim i premtimit dhe është një vendim plotësisht në përputhje me vullnetin e popullit, në përputhje me të drejtën legjitime të cdo vendi sovran që ta ketë ushtrinë e vet dhe në përputhje me ligjin, pasi ligji i Kosovës deri në qershorin e vitit të kaluar nuk e lejonte një gjë të tillë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)