18 Maj 2024

Çeku e Kastrati priten me nderime në Komandën e Aleancës së NATO-s

Napoli, 13 dhjetor - Ministri i ministrisë për  Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Agim Çeku dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallëjtenant Kadri Kastrati,  u priten me nderime të larta në Komandën e Bashkuar të Alenacës në Napoli, nga komandanti, admirali Bruce Clingan.

Ministri Çeku dhe Komandati i FSK-së, gjeneral Kastrati  fillimisht zhvilluan takime të mbyllura me Komandantin e Komandës së ashkuar të Alenacës së NATO-s, admiralin Klingan.

Nga ana e tij ministri i FSK-së, Agim Çeku duke falenderuar NATO-n, dhe në veçanti  Komandën e Bashkuar të Alenacës në Napoli,  për mbështetjen e vazhdueshme që kjo Komandë ka ofruar pë Kosovën dhe  FSK-në.

Ai shprehu gjithashtu një falenderim për NATO-n,  për angazhimin e KFOR-it dhe Ekipit Këshillues, të NATO-s në drejtim të mbështetjes së vazhdueshme të FSK-së, duke theksuar me këtë rast se përmbushja e Kapaciteteve të Plota Operacionale është jo vetëm sukses i angazhimit të FSK-së dhe ministrisë, po edhe sukses i NATO-s, duke e cilësuar si sukses i një angazhimi të përbashkët arritjen e Kapaciteteve të Plota Operacionale të FSK-së.

Me këtë rast, në takimin e përbashkët me admiralin Klingan, ministri i FSK-së, Agim Çeku kërkoi vazhdimin e mbështetjes  nga NATO për FSK-në,   nëpërmjet   mekanizmave të saj siç janë NAT-it dhe Ekipit Këshillues Ndërlidhës i NATO-s(NLAT), si dhe shprehu besimin e plotë se FSK-ja do të vazhdoi të ngrisë  kapacitetet e saj në bashkërendim të ngushtë me NATO-n.

Ministri Agim Çeku dhe komandanti i FSK-së gjeneral Kadri Kastrati me ftesë të  Komandatit të Komandës së Bashkuar të Forcave të NATO-s me seli në Napoli të Italisë, admiralit Bruce  Klingan, nga data 12 dhjetor 2013 po qëndrojnë për vizitë  zyrtare në këtë Komandë.

Në përbërje të delagacionit në Napoli, janë edhe  keshilltari për siguri i ministrit  Pertit Ajeti dhe keshilltari ushtarak i komandantit, major Fadil Hoxha.

Vizita e delegacionit të lartë të FSK-së përfundon sot, e premte me 13.12.2013, pas një varg takimesh protokloare në Napoli.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)