04 Maj 2024

Çeku dhe Kastrati ndërojn Jasharajt

Prishtinë, 6 mars - Në 15 vjetorin e rënies së Komandantit legjendar, Adem Jasharit dhe familjes Jashari, Ministri Agim Çeku dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati të shoqëruar nga stafi më i lartë, kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prekaz.

Ministri i FSK-së Agim Çeku, nderoi dëshmorët së bashku  me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin dhe ministrat e Kabinetit qeveritar.

Ata qëndruan për vizitë në Kompleksin Memorial të Komandantit legjendar Adem Jashari, ku me vendosjen e kurorave me lule, nderuan Komandantin legjendar  Adem Jashari, Familjen Jashari dhe të gjithë dëshmorët e Kombit.

Ndërsa, delegacioni i FSK-së, të prirë nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, zëvendësministri i FSK-së Shemsi Veseli, Sekretari i Përgjithshëm i MFSK-së Shkëlzen Sylaj, komandanti i KFT-së gjeneralmajor Rrahma Rama, gjeneralët: Zymer Halimi, Enver Cikaqi, Gëzim Hazrolli, Haxhi Shala, dhe oficerë të tjerë të FSK-së, sot, në Ditën e dëshmorëve, vizituan  Kompleksin Memorial në Prekaz, ku vendosen lule të freskëta dhe bënë homazhe.

Me këtë akt, nderuan Komandantin legjendar Adem Jashari, Familjen Jashari dhe të dëshmorët e tjerë të kombit.

Gjithashtu komandanti i FSK-së gjeneral Kastrati, me këtë rast, tha se bashkë me udhëheqësit e FSK-së, jemi këtu për të nderuar veprën e madhe të Komandantit legjendar Adem Jashari, të Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit. Delegacioni i FSK-së, më pastaj vizitoi Kullën e Jasharëve, ku u pritën nga Rifat Jashari, vëllai i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Murat e Lulëzim Jashari.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)