05 Maj 2024

Çekia vazhdon përkrahjen për Kosovën për liberalizimin e vizave

Prishtinë, 16 maj - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi priti në Kabinetin e tij, ambasadorin e Çekisë në  Kosovë, Jiri Dolezel. 


Në takimin e zhvilluar në mes të ministrit Rexhepi dhe ambasadorit Dolezel, është diskutuar për thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore si dhe nënshkrimin e Marrëveshjes për Ri-pranim, e cila tani më është finalizuar dhe pritet të nënshkruhet gjatë muajit qershor të këtij viti. 


Gjatë takimit, ministri Rexhepi shpalosi prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat dalin nga Programi qeveritar dhe agjenda evropiane, me theks të veçantë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe liberalizimin e vizave me BE-në. 


Po ashtu është diskutuar për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Çekisë në fushën e sigurisë. 


Ministri Rexhepi falënderoi Qeverinë e Çekisë për përkrahjen e dhënë shtetit të Kosovës për kontributin e madh në njohjen dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe tani  në procesin liberalizimit të vizave.

Ndërsa ambasadori Dolezel shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Çekisë në përkrahjen e mëtejme të Qeverisë së Republikës së Kosovës në procesin e  integrimit evropian dhe  liberalizimin e vizave dhe në fushat tjera.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)