19 Maj 2024

Carla del Ponte ka asgjesuar dëshmitë

Hagë, 2 shkurt - Dëshmi të rëndësishme në “Shtëpinë e verdhë” janë asgjësuar në kohën e Carla del Pontes, me lejen e prokurorisë së saj, pohojnë në zyrën e kryeprokurorit Serge Bramertz.

Në sqarimin e zyrës së Bramertzit thuhet se disa dosje janë zhdukur në vitin 2005, kur kryeprokurore ka qenë Carla Del Ponte dhe ky asgjesim është bërë me dijeninë e saj.

Del Ponte më herët ka deklaruar se dëshmitë për trafikimin organeve ishin zhdukur nga Kryeprokuroria e Hagës.

Ajo kishte deklaruar po ashtu se NATO dhe UNMIK kishin penguar hetimet për “nxjerre të organeve të serbëve” në “Shtëpinë e verdhë”.

Ajo në këtë pikë kishte akuzuar edhe Shqipërinë, njoftojnë mediat serbe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)