02 Maj 2024

Byhler: KFOR-i do të ketë reduktime të reja

Beograd, 3 maj - KFOR-i sapo ka përmbyllur procesin e shkurtimit pasi qe në Kosovë tani veprojnë 5.500 ushtarë të KFOR-it. Kjo do të thotë se KFOR-i është bërë më fleksibil dhe më mobil në përgjegjësinë e tij.

Kështu ka thënë komandanti i KFOR-it gjenerali gjerman Erhard Byhler në një intervistë për gazetën e Bundesverit gjerman “Aktuell”.
 
Ai ka bërë të ditur se akoma pa u përmbyllur mirë ky proces, ka ide për shkurtime dhe reduktime të reja të trupave në Kosvoë.

Por ai ka shtuar se duhet parë se si do të funksionojë së pari kjo strukurë e reduktuar e KFOR-it dhe tek më pas të vendoset për një zvogëlim tjetër të numrit të ushtarëve. Reduktimi i më tejmë varet edhe nga forcimi i vazhdueshëm i Policisë së Kosovës dhe FSK-së.

Policia e Kosovës sipas tij është një histori suksesi në Kosovë. Ata kanë bërë një kërcim të madh kualitativ sa i përket punës profesionale. Hapa të mëdhenj përparimi ka bërë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

Gjenerali Byhler, ka shtuar se vitin e ardhshëm FSK-ja do të arrijë nivelin përgatitor për veprime ushtarake.

Sapo kjo të arrihet, do të vendoset përfundimisht për profilin e FSK-së dhe të ardhmen e saj.

Ai ka theksuar se KFOR-i vazhdon të ketë besimin e popullatës dhe shihet si një shtyllë e fortë e stabiliteti në vend, por krahas KFOT-it besimi i popullatës po rritet edhe te forcat vetanake policore dhe ato të FSK-së. Byhler është shprehur edhe për raportet e Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu i filluar do të përfundojë me sukses ka thënë ai me optimizëm. Të dyja vendet dëshirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Kjo, ndërkaq, nuk arrihet me konflikte të pa zgjidhura, tha komandanti i KFORit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)