02 Maj 2024

Bulatovic lirohet nga akuza për krime lufte

Prishtinë, 23 nëntor - Një trup gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtari vendas, i kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, shfajësoi Aleksandar Bulatovic, i akuzuar për vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile.

Trupi gjykues gjeti se provat e paraqitura ishin të pamjaftueshme për të dëshmuar se i pandehuri kishte kryer veprën me të cilën ngarkohej.

Aleksandar Bulatovic ishte akuzuar për pjesëmarrje në një grup për të cilin pretendohet se kishte keqtrajtuar një person civil, Xheladin Idrizi, i cili ishte gjetur i vrarë në Fushë Kosovë në vitin 1999.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (SPRK).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)