02 Maj 2024

Buhler: Situata nën kontroll

Prishtinë, 18 gusht - Gjenerali Erhard Buhler, komandanti i NATO-s për Kosovën, në një intervistë për Kohën Ditore ka shpjeguar ecurinë e zhvillimeve të 25 korrikut në Veri të Kosovës.

“Nuk i nisa vetëm për në veri. I mobilizova batalionet rezervë dhe i dërgova në veri. Gjatë natës ma dhanë rolin e ndërmjetësit. Ndërmjetësova mes përfaqësuesve të Beogradit dhe atyre të Prishtinës. Këtë e bëra me qëllimin e vetëm që situata në atë pjesë të Kosovës të mbetet nën kontroll. U bë mirë që takova z. Stefanoviç, i cili erdhi nga Beogradi. E kuptova se për të mirë të situatës është më mirë të flas me Borko Stefanovicin dhe ministrin Bogdanovic, sesa të filloj të bisedoj me protestuesit ose me kryetarët e komunave”, tregon Buhler.

Sipas tij, gjatë tërë natës por edhe gjatë ditës së nesërme, ai ka pasur kontakte të rregullta me ndërmjetësin e Serbisë për Kosovën, Borko Stefanoviç dhe me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi.

“Gjatë tërë asaj nate kemi pasur kontakte të rregullta dhe ai personalisht (Hashim Thaçi ) është angazhuar në këtë çështje. Kur i mora propozimet e para nga zoti Stefanoviç, u takova me kryeministrin Thaçi rreth orës gjashtë të Mëngjesit në veri të Kosovës”.

Buhler e ka cilësuar veriun e Kosovës si një pjesë specifike të Kosovës, por ka thënë se gjithsecila pjesë e Kosovës duhet të jetë e barabartë.

“Duhet të shkojmë hap pas hapi. Unë nuk po e them vetëm tash, por gjithmonë kam thënë se hap pas hapi ligji duhet të zbatohet edhe në atë pjesë. Pjesa dërmuese e këtyre qytetarëve janë paqësorë. Sigurisht që shfrytëzojnë të drejtën për protestë dhe askush nuk ka asgjë kundër kësaj. Natyrisht se për rrethana të caktuara një pjesë e popullatës është e frikësuar eehe nga grupet kriminel që veprojnë atje”.

Në lidhje me barrikadat e pa hequra në Rudare, Buhler ka kritikuar politikën e Beogradit, që sipas tij janë të përçarë në veri. “Lëvizja e lirë e KFOR’it nuk po pengohet në këtë rast sepse shfrytëzojmë rrugët alternative. Mirëpo, kjo barrikadë paraqet pengesë për qytetarët atje dhe nuk mund të pranohet si e tillë. Unë pres që marrëveshje të zbatohet dhe që njerëzit në veri të respektojnë atë çfarë Beogradi është pajtuar”.

Kurse për lajmet se në veri janë duke vazhduar të hynë mallra kontrabandë, Buhler ka thënë se dy portat janë të mbyllura për shkaqe sigurie.

“Kemi edhe vijën e gjelbër të kufirit administrativ, e cila gjithashtu ësgrë e bllokuar për kalime ilegale. Për ketë çështje jemi në bisedime të rregullta me forcat serbe në kuadër të Marrëveshjes së Kumanovës. Kemi të gatshëm të ndalojmë ose parandalojmë çdo kalim ilegal të kufirit. Kjo është më se e domosdoshme”, ka thënë ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)