27 Prill 2024

Bühler mirëpriti korin e fëmijëve “Xixëllonjat”

Prishtinë, 24 mars - Kori i fëmijëve “Xixëllonjat” nga Prishtina ishte mysafir në shtabin qendror të KFOR-it.

“Xixëllonjat,\" është një grup vokal nga Prishtina, i themluar në vitin 1993 nga Zonja Drita Rudi, Drejtoreshë aktuale dhe përbëhet nga fëmijë dhe të rinj.

Në këtë ngjarje tradicionale 25 këngëtarë të rinj prej 6 deri 14 vjeç kanë interpretuar një varietet të gjerë të këngëve në gjuhë të ndryshme duke përfaqësuar ushtarët e të gjitha kombeve që shërbejnë në misonin e KFOR-it.

Ata donin të falenderonin përfaqësuesit ushtarak për atë që kombet e tyre kanë kontribuar për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë pa marrë parasysh cfarë grupi etnik apo religjoz ata i takojnë.

Performanca ka zgjatur rreth një orë dhe është mbajtur në një atmosferë të ngrohtë dhe të këndshme, e cila e shëndrroi ndërtesën e shtabit qendror në një sallë koncertesh të ngjallur nga gëzimi i fëmijëve.

Gjenerali Bühler dhe gati të gjithë anëtarët e stafit e kanë përcjellë interpretimin i cili është vlerësuar shumë.

Pasi ka falenderuar drejtoreshën dhe fëmijët në emer të tij dhe në emër të 32 komebve kontribuese në misonin e KFOR-it, Gjeneral Majori Bühler ju shpërndau dhurata artistëve të vegjël me shpresën që të ketë mundësi ta ndjekë edhe ndonjë performancë të korit në të ardhemn.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)