28 Prill 2024

Bozhoviq: S'kam gisht në vrasjen e Enver Zymberit

Beograd, 1 nëntor - Ratomir Bozhoviq nga Kosova, i cili dyshohet për vrasjen në Bërnjak të pjesëtarit të forcave speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymber, "mohoi të ketë pasur gisht në vrasjen e tij, por që për hir të familjes, i është dashur të strehohet".

"Nuk kam asnjë lidhje me vdekjen e Zymberit, por më duhet të strehohem për faktin se unë dhe familja ime jemi në shënjestër. Ka filluar sërish sezoni i gjuetisë mbi serbët, kurse unë duhet te jem një prej trofeve”, ka thënë Bozhoviq për të përditshmen serbe “Veçernje Novosti”.

Me kërkesë të misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Bozhoviq dhe pesë serbë të tjerë, Dushan Jovanoviq, Radomir Kasalloviq, Radovan Radiq, Millovan Vlaskoviq dhe Sllobodan Vuçiniq, kërkohen nga Interpoli, për vrasjen e policit Enver Zymberi.

Bozhoviq nuk e ka mohuar faktin se ka organizuar serbët nëpër barrikada, por ka thënë se përballja me makinat e forcave speciale ROSU ka ndodhur ndryshe nga përshkrimet që janë paraqitur në opinion.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)