03 Maj 2024

Bombë dore është gjetur nga banorët e lagjes Emshir

Prishtinë, 29 mars - Një bombë dore është gjetur sot në mëngjes nga banorët e lagjes “Emshir” në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë shpërthimin e granatës së dorës në mënyrë të kontrolluar. Nuk është raportuar për të lënduar e as të arrestuar.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës, ka deklaruar se, rasti është raportuar sot rreth orës 10:00. “Policia ka marrë një informatë se është gjetur një mjet i cili dyshohet të jetë mjet i dyshuar shpërthyes”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tha se, njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që ta kryejë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar. Hetimet ende po vazhdojnë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)