19 Prill 2024

Biznesmeni kosovar, Nezir Golaj vritet në Britani

Londër, 9 korrik - Dje në Londër është vrarë Nezir Golaj, biznesmeni shqiptar nga Kosova që jetonte një kohë të gjatë në Britani. Ai ishte duke u nisur për në punë nga shtëpia e tij kur u qëllua me armë zjarri ndërsa ishte brenda makinës së tij afër rrugës Hendon Way në veri-perëndim të Londrës.

Sipas burimeve të konfirmuara gruaja dhe vajza e tij e kishin gjetur trupin e pajetë të të ndjerit dhjetë minuta më vonë.

Policia thuhet të ketë bllokuar rrugën në të cilën gjendet shtëpia e të ndjerit kurse detektivët po hulumtojnë rastin dhe po kërkojnë vrasësin.

Ende nuk dihet për motivin e kësaj vrasjeje dhe ende nuk ka arrestime.

I ndjeri, Nezir Golaj, 45 vjeçar ka qenë biznesmen i suksesshëm në ndërtimtari dhe anëtar i respektuar i komunitetit shqiptar në Britani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)