27 Prill 2024

Bie numri i udhëtarëve që hyjnë dhe dalin në Vërmicë

Prishtinë, 20 korrik - Është shënuar rënie e numrit të udhëtarëve që hyjnë dhe dalin përmes pikës kufitare të Vërmicës, krahasuar me periudhën e njëjtë kohore e vitit të shkuar. Kështu i ka thënë Radio Kosovës Komandanti i kësaj pike, Qamil Kroni.

Lëvizjet e kohëpaskohshme për organet e rendit në Vërmicë nuk paraqesin fluks, por qarkullim të zakonshëm. Kroni thotë se janë 5 kabina në dispozicion në të cilat i nënshtrohen kontrollit udhëtarët.

Pesëmbëdhjetë mijë persona hyjnë dhe dalin përgjatë kufirit të Vërmicës gjatë 24 orëve. Ky qarkullim i njerëzve në këtë pik të verës nuk po paraqet asnjë shqetësim për policinë kufitare, pasi kjo e fundit i ka marrë të gjitha masat e duhura.

Komandanti Qamil Kroni i tha Radio Kosovës se për dallim nga periudha e njëjtë kohore e vitit të shkuar, sivjet ka shënuar rënie numri i udhëtarëve, ndonëse nuk përmendi ndonjë arsye.

Ai tha se janë në dispozicion pesë kabina në të cilat i nënshtrohen kontrollit udhëtarët, ndërsa, është shtuar edhe personeli me qëllim të shmangies së pritjeve që edhe jo rrallë herë ndikonin në shtimin e kolonave të gjata.

Kroni thotë se këto lëvizje konsiderohen si të zakonshme dhe nuk po paraqesin fluks i cili nuk mund të përballohet.

I pari i Policisë Kufitare të Vërmicës tha se pritjet më të gjata janë pesë deri në dhjetë minuta. E të njëjtën gjë e pohojnë edhe qytetarët.

Ndërkohë për mungesën e numrit të turistëve ankohen edhe pronarët e agjencive turistike në Prizren që bartin udhëtarët për në vendet turistike. Moti jo i mirë dhe muaji i Ramazanit thonë të kenë ndikuar tek klientët e tyre.

Tur operatorët shpresojnë se numri të shënojë rritje gjatë muajit gusht. Madje me qëllim të joshjes së udhëtarëve disa prej kompanive turistike kanë bërë edhe oferta të ndryshme përmes uljes së çmimeve të udhëtimit, sidomos për në bregdetin e Shqipërisë dhe Malit të Zi.  


/rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)