04 Maj 2024

Betohen zyrtarët e Inspektorati Policor të Kosovës

Prishtinë, 23 dhjetor - Me zotimin për zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për përgjegjshmëri, sinqeritet, barazi, integritet e ndershmëri, 24 zyrtarë të IPK-së dhanë sot betimin në ndërtesën e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të institucioneve që ndërlidhen me fushën e sigurisë.

Gjatë këtij betimi, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se me betimin e këtyre inspektorëve të rinj, IPK-ja gati po i plotëson nevojat e veta.

“Është ditë e madhe për Inspektoratin Policor të Kosovës për arsye se gati i përmbush nevojat me stafin e nevojshëm. Ju pret një punë madhe bashkërisht që të gjitha ato njohuritë që i keni arrit deri tash t’i zbatoni në praktikë për arsye se Inspektorati Policor i Kosovës është gjithnjë duke u ngritur dhe ka rezultate evident edhe puna juaj e mirë i ndihmon edhe policisë që të punoj shumë më mirë”, ka thënë ai duke ju adresuar zyrtarëve të IPK-së që dhanë betimin.

Rexhepi i ka porositur të gjithë që të punojnë me përgjegjësi, derisa ka thënë se i pret një punë e madhe në të ardhmen.

Kurse, Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, z. Fitim Shishani, ka thënë se kjo ditë e betimit ua kujton të gjitha sakrificat dhe sfidat që i kanë kaluar deri më sot.

“Secili profesion bart me vete shumë sfida e vështirësi, dhe ju koleg të mi të IPK-së, secilën ditë të punës, para se të ndërmerrni një veprim ose mosveprim të caktuar kujtojeni betimin e dhënë” – theksoi Kryeshefi Shishani duke potencuar se kjo e arritur që sot po pasqyrohet është e arritur e Ministrit të brendshëm dhe ICITAP-it.

Betimin e 24 pjesëtarëve të rinj të Inspektoratit Policor të Kosovës, e ka bërë Drejtori i Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës, Jetullah Aliu. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)