14 Maj 2024

Betohen kadetët e rinj të FSK-së

Prishtinë, 13 shtator - Sot, në ambientet e Kazermës “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore (KFT), në Prishtinë, u zhvillua ceremonia e dhënies së betimit dhe fillimit të vitit të ri akademik, 2013-2014, të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare (QSU) të FSK-së, gjenerata 2017.     
   
Në ceremoninë e betimit morën pjesë: Ministri i MFSK-së, Agim Çeku, zëvendësministri Bejtush Gashi, zëvendëskomandanti i FSK-së dhe komandant i KFT-së, gjeneralmajor Rrahman Rama, përfaqësues të SHBA-ve, të Ekipit Këshillues të NATO-s (NAT-it), gjeneralbrigade Enver Cikaçi, gjeneralbrigade Gzim Hazrolli, ushtarakë të tjerë të lartë të FSK-së dhe KFOR-it, atashetë ushtarakë të akredituar në vendin tonë si dhe familjarë të kadetëve dhe të ftuar të tjerë.

Qendra për Studime Universitare e FSK-së, është themeluar në vitin 2005, si Institucion Edukativo Arsimor. Në këtë qendër deri më tani kanë kaluar nëntë gjenerata, prej të cilave pesë gjenerata kanë diplomuar dhe po veprojnë në kuadër të njësive të FSK-së, ndërsa, katër gjenerata po shkollohen momentalisht.

Ceremonia e sotme filloi me parakalimin e kadetëve të QSU-s.        

Betimin e kadetëve e përshëndeti ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, i cili fillimisht u shpreh, se kjo është një ditë e veçantë për ju, është një fillim i ri, për ju, dhe ne të gjithë këtu, jemi për t’ju uruar një fillim të suksesshëm, një shkollim të mbarë.

"Ju kadet të Kosovës duhet të jeni krenar, se në mesin e 700 kandidatëve (të rinjve dhe të rejave) që kanë aplikuar për të qenë, në këtë rresht, ju jeni përzgjedhur më të mirët, dhe ishit më të mirët në mesin e tyre".

"Ju që nga sot, po merrni obligime të mëdha, po filloni shkollimin tuaj për të qenë të vlefshëm, kuptohet për vetën tuaj, por në radhë të parë, të vlefshëm për vendin dhe për qytetarët e vendit tonë."

"Kërkojë nga ju, që mos të na zhgënjeni as neve, as komandantët tuaj, as familjet tuaja, dhe ne jemi të bindur se i kemi zgjedhur më të mirët, sepse më të  mirët mund me qenë këtu dhe veç më të mirët mund me qenë oficerë të FSK-së”, theksoi Çeku.

Ministri Çeku, më pastaj, shtoi: “Ju po shkolloheni për të qenë të vlefshëm edhe për veten dhe familjen tuaj, por mbi të gjitha për të qenë të vlefshëm për vendin tonë, ju po merrni përgjegjësi të reja, po betoheni para ministrit, para prindërve, para komandantëve tuaj, që do të jeni të përkushtuar ndaj vendit.”

Ministri i FSK-së, Agim Çeku, ua ka rikujtuar kadetëve të rinj, detyrat, që duhet t’i kryejnë në të ardhme. "Që nga sot, ju përveç se jeni qytetarë, jeni në radhë të parë ushtarë dhe në çdo situatë, në çdo rrethanë duhet ta dini se kush jeni dhe si duhet të veproni, prandaj jeni ndryshe nga moshatarët tuaj, ju keni përzgjedh një profesion të vështirë i cili kërkon vetëmohim, përkushtim dhe guxim, por mbi të gjitha është një profesion shumë fisnik, ku nuk ka gjë më të mirë, se sa shërbimi për vendin dhe popullin tënd. Ju e kishit këtë fat, andaj mos harroni se në asnjë moment nuk duhet të dështoni, përkundrazi duhet të jeni shembull çdo kund; në kazermë, në universitet, në rrugë.”

Në fund, kadetët e rinj të FSK-së, solemnisht dhanë betimin para komandantit të Qendrës së Studimeve Universitare kapiten Avni Kiçina.  

Pas përfundimit të ceremonisë, familjarët së bashku me kadetët, vizituan ambientet e QSU-së, ku u njoftuan me kushtet e kësaj qendre, në të cilën kadetët do të mësojnë dhe qëndrojnë për katër vjet, gjatë studimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)