05 Maj 2024

Besim Qitaku shpallet fajtor për tentim - zhvatjes

Prishtinë, 10 gusht - Një trup gjykues i përbërë prej tre gjykatësve të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë shpalli Besim Qitakun fajtor për vepër penale të tentim-zhvatjes dhe e dënoi atë me tre vjet burgim.

Valon Qitaku, po ashtu u shpall fajtor për vepër penale të posedimit, kontrollit ose përdorimit të paautorizuar të armëve dhe u dënua me një vjet e gjashtë muaj burgim i cili shtyhet për një periudhë kohore prej dy vjetësh.

Trupi gjykues i gjykatës së shkallës së parë e dënoi Besim Qitakun sepse është dëshmuar përtej çfarëdo dyshimi të arsyeshëm se në muajin maj të vitit 2009 në Mitrovicë, ai në mënyrë të paligjshme i kishte kërkuar gjashtëdhjetë mijë euro Hetem Ademit, duke e kërcënuar se nëse nuk paguhen paratë, atëherë do t’i ndodhë diçka e rëndë familjes së tij. 

Valon Qitaku u dënua sepse është dëshmuar përtej çfarëdo dyshimi të arsyeshëm se në maj të vitit 2009, në fshatin Kqiq i Vogël, ai kishte në posedim një revole pa leje përkatëse. 

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror publik i EULEX-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)