05 Maj 2024

Bernd Borchardt, shefi i ri i EULEX

Prishtinë, 2 dhjetor - Diplomati gjerman, Bernd Borchardt, do të jetë shefi i ri i EULEX-it. Ish-ambasadori gjerman në Tiranë pritet që javën e ardhshme të zyrtarizohet si shef i misionit më të madh të BE-së për sundimin e ligjit.

Ai do të marrë detyrën në fillim të janarit nga gjenerali francez Xavier Bout de Marhnac, duke ndërprerë kështu traditën që shefat e misionit të sundimit të ligjit të jenë nga Franca dhe personalitete me prapavijë ushtarake.

Borchardt është diplomat dhe vjen nga Gjermania, shteti që ka edhe kontributin më të madh në misionin e BE-së në Kosovë. Burime të Kohës Ditore në Bruksel kanë konfirmuar emërimin e Borchardt në pozitën e shefit ë EULEX-it, ndërisa kanë shpjeguar edhe për procesin relativisht të gjatë për gjetjen e pasuesit të Marnhacut.

Borchardt ka shërbyer në Kosovë gjatë kohës së luftës. Ai ka qenë zëvendësshef i misionit verifikues të OSBE-së që udhëhiqej nga William Walker.

Borchardt ka shërbyer edhe si ambasador i Gjermanisë në Shqipëri nga viti 2006 deri më 2007.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)