27 Prill 2024

Bernd Borchardt emërohet shef i ri i EULEX-it

Prishtinë, 5 dhjetor - Komisioni Evropian ka bërë të ditur se diplomati gjerman, Bernd Borchardt është emëruar dje shef i ri i EULEX-it. ”Borchardt do ta marrë zyrtarisht detyrën më 1 shkurt të vitit të ardhshëm”, thuhet në njoftim.

Diplomati gjerman vjen në krye të Misionit të BE-së në Kosovë duke e pasuar gjeneralin francez, Xavier But de Marnhac, i cili është në këtë funksion që nga 15 tetori i vitit 2012.

Siç ka njoftuar Këshilli i Bashkimit Evropian, ai këtë detyrë e merr me 1 shkurt të vitit 2013, duke e zëvendësuar kështu francezin, Xavier Bout de Marnhac.

Borchardt ka lindur në vitin 1955 në Botrup, me profesion është psikolog dhe ka qenë zëvendës i William Walkerit në krye të misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)