29 Prill 2024

Beogradi qëndron pas strukturave ilegale dhe kriminale

Prishtinë, 1 shtator - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën e sotme për media, pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë, iu është përgjigjur interesimit të mediave edhe për gjendjen në veri.

“Beogradi qëndron pas strukturave ilegale dhe kriminale, me financimin e rregullt të tyre. Kam kërkuar personalisht nga Cooper që Beogradi të sillet në mënyrë evropiane edhe në raport me Kosovën dhe në asnjë rrethanë të mos lejohen gjëra të tilla”, ka thënë kryeministri Thaçi.

“Qeveria e Kosovës nuk është në konflikt me qytetarët në veri. Qeveria e Kosovës është në konflikt me strukturat ilegale dhe kriminale, që kanë funksionuar tash e 12 vite”.

Thaçi ka çmuar punën që po bëhet mes institucioneve të Kosovës, mekanizmave përkatës investigues dhe atyre ndërkombëtar, si dhe aksionet për kapjen e strukturave ilegale dhe kriminale.

“Këto aksione nuk do të ndalen deri në shpartallimin e plotë të gjithë njerëzve që kanë shkelur rendin dhe ligjin. Para drejtësisë do të dalin të gjithë bartësit e këtyre strukturave kriminale dhe ilegale”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)