29 Prill 2024

Bentler: Misioni i KFOR-it në Kosovë nuk ndryshon

Prishtinë, 15 qershor - Komandanti i KFOR-it, Markus Bentler, është shprehur se aktualisht në Kosovë, sfidat politike, ekonomike dhe sociale, janë më të mëdha se ato ushtarake.

Sipas tij, pavarësisht nga vendimet që do të merren nga Këshilli i aleancës veri-atlantike në Bruksel, që ka të bëjë me adaptimin e trupave në Kosovë, në misionin e KFOR-it nuk do të ketë ndryshime.

Këto komente ai i bëri gjatë takimit me zyrtarin e lartë të mbrojtjes së Danimarkës, Knut Bartels, i cili ka vizituar edhe kontigjentin danez të KFOR-it prej 180 ushtarëve.

Komandanti i KFOR-it, Markus Bentler, e ka informuar gjeneralin danez për situatën e përmirësuar të sigurisë në Kosovë dhe për zhvillimet e fundit lidhur me kushtet e transferit të përgjegjësisë tek institucionet e Kosovës.

Bentler tha se KFOR-i do të vazhdoj ta shtoj partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare dhe me institucionet e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)