29 Prill 2024

Belgjikë, arrestohet personi që i ngjante Mlladiçit

Prishtinë, 23 shtator - Autoritetet belge kanë marrë një informatë anonime nga një person, sipas të cilit e kishte parë Ratko Mlladiçin duke zbritur nga një veturë në Saint Truden të krahinës Limburg.

Policia menjëherë ka dalë në aksion dhe është vënë në ndjekje të \"ish-komandantit\" të serbëve gjatë luftës në Bosnje, i dyshuar si arkitekt i vrasjes së 8000 myslimanëve në Srebrenicë.

Pasi është gjetur dhe marrë në pyetje nga policia, është vërtetuar se i dyshuari nuk ishte i kërkuari i Hagës për krime lufte në Bosnje dhe Hercegovinë, por një fotograf belg, Freddy De Greef.

\"Gjatë vitit 1978 kam jetuar në Kroaci. Gruaja ime është nga Serbia, prandaj ndoshta kanë menduar se mund të jem Mlladiçi, mirëpo agjentët sapo filluan të bisedojnë me mua e kuptuan se unë nuk jam ai që po kërkonin\", tha De Greef.

Mlladiç, i akuzuar për gjenocid në Bosnje, dyshohet se fshihet diku në Serbi, ndërkohë Gjykata e Hagës javën e kaluar ka kritikuar Beogradin për mosbashkëpunim për arrestimin e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)