01 Maj 2024

Bastiset banesa e djalit të Mlladiçit

Beograd, 31 janar - Policia serbe ka bastisur mëngjesin e sotëm në Beograd apartamentin e Darko Mlladiçit, të birit të Ratko Mlladiçit, të kërkuar nga Gjykata e Hagës nën akuzat për gjenocid e krime lufte.

Bastisja është bërë me kërkesë të Prokurorisë për Krime Lufte, sipas së cilës qëllimi i operacionit është mbledhja e provave që mund të çojnë drejt kapjes së ish komandantit serb të Bosnjës.

Gjatë 14 viteve të fundit banesat e familjarëve dhe të afërmve të Mlladiçit janë bastisuar disa herë, por deri tani pa rezultat. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)