25 Prill 2024

Banorët e lagjes Gezim Sahiti në Ferizaj serish protestojnë

Ferizaj, 27 maj - Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET do të mbaj një konferencë të rëndësishme që do të zhvillohet sot në lidhje me zhvillimet aktuale në lagjen Gezim Sahiti në Ferizaj.

Protestuesit nga kjo lagje kanë për të dalë në rrugë për të shprehur mosmarrëveshjen e tyre me zbatuesit e ligjit, i cili ka filluar të vendosë pllakën kryesore të ndërtesës pa pritur përgjigjen përfundimtare të institucioneve të nivelit të dytë.

Ky veprim i zbatuesë e ligjit ka shkaktuar tension dhe mosbesim në mesin e banorëve, të cilët janë të shqetësuar për zhvillimin e ndërtesës.

Protesta ka për qëllim të bëjë të ditur opinionin publik për këtë situatë dhe të kërkojë angazhimin e institucioneve për të ndërhyrë dhe gjetur një zgjidhje të pranueshme për të gjithë.

Gjithashtu, do të trajtojmë një temë të rëndësishme tjetër gjatë konferencës tonë. Prokuroria ka mbetur e heshtur ndaj krimit urban që po ndodh në Ferizaj.

"Ne do të sjellim në vëmendjen tuaj këtë çështje shqetësuese dhe do të nxisim prokurorinë të marrë masat e nevojshme për të zbuluar dhe ndëshkuar ata që shkelin ligjin dhe sjellin dëme në qytetin tonë", njofton Avonet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)